Miliona euro dëme, endoskopia e pacertifikuar, pediatria në rrezik shembjeje… Shkeljet që gjeti raporti i KLSH në QSUT në Tiranë

Data

Zjarri i 11 shkurtit të kaluar që solli mungesën e shërbimeve për 44 ditë nuk ishte problem i vetëm i mosfunksionimit të Urgjencës së re në QSUT së Tiranës.

Në QSUT duket se shkeljet kanë qenë në vazhdimësi, ndërsa një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit i përqendruar në auditim në vitin 2022 ka evidentuar abuzime me fondet dhe tenderat, që kanë sjellë dëme disa miliardësh. Fico u emërua në krye të QSUT-së që në dhjetor të vitit 2021.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport të përfunduar në fund të vitit 2023, u tregua shumë kritik me menaxhimin financiar të QSUT, duke evidentuar disa nga shkeljet dhe një ndër më të rëndat është përfundimi që kabineti i endoskopisë në Spitalin e ri në Qendrën spitalor Universitare Nënë Tereza nuk është i certifikuar.

Endoskopia e pacertifikuar

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se kompania që ka fituar tenderin në vitin 2022 për instalimin e pajisjes endoskopike nuk ka tagrin ligjor dhe teknik për ta kryer këtë proces.

Sipas KLSH mosmbajtja e raportit të instalimit, funksionimit dhe trajnimit të stafit mjekësor, jo vetëm është shpenzim që nuk ia ka arritur qëllimit, por është risk i lartë për kryerjen e këtij shërbimi kaq të rëndësishëm për jetën e pacientëve.

“Pajisjet janë të pashoqëruara me certifikatën e origjinës dhe raportet e testeve.  Vlera 17,184,000 lekë përbën dëm ekonomik për QSUNT-në dhe Buxhetin e Shteti dhe duhet të dëmshpërblehet nga shoqëria “A.” sh.p.k. Ndërsa dëmi shëndetësor ndaj pacientëve është i pallogaritshëm (pra shumë herë më i madh), pasi shërbimi ndaj pacientëve me këtë pajisje të asambluar në Shqipëri nga persona të palicensuar, pajisje pa kalibruar, pa raport instalimi dhe funksionimi, pa raport trajnimi për personelin, pa manuale shërbimi dhe përdorimi, pa raportet e testeve  është me risk të lartë për shëndetin e pacientëve”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related