Vrasja e liderit të Hezbollahut, Irani bën lëvizjen e papritur! Ja çfarë kërkon

Data

Irani ka bërë thirrje për një takim urgjent me Këshillin e Sigurimit të OKB-së pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah

Në një letër drejtuar 15 anëtarëve të këshillit, ambasadori i Iranit në OKB Amir Iravani paralajmëroi kundër “çdo sulmi” ndaj përfaqësuesve diplomatikë të vendit të tij, duke thënë se Teherani nuk do të toleronte “agresion të tillë”.

“Irani nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtat e tij të qenësishme sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë çdo masë në mbrojtje të interesave të tij jetike kombëtare dhe të sigurisë,” tha Iravani, duke i kërkuar gjithashtu këshillit të sigurisë të ndërmarrë “veprim vendimtar” kundër Izraelit.

Irani e ka mbështetur Hezbollahun, si financiarisht ashtu edhe ushtarakisht, për shumë vite.

Më herët, Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei paralajmëroi se vdekja e Nasrallahut “nuk do të kalonte pa hak”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related