Burgosja e kryebashkiakut të Himarës, Vasilit ‘nuk i del e keqja’, thumbon kryeministrin: Jorgo Goro bedel i Ramës që u përdor për të firmosur dhe tani për të hedhur hi syve!

Data

Arrestimin e Jorgo Goros, kryebashkiakut socialist të Himarës, nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, e sheh si si vazhdim të aferës mafioze të grabitjes së pronave në bregdet, lojë të një drejtësie të drejtuar nga Kryeministri Edi Rama dhe çështje bedelësh.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetet sociale Vasili ka publikuar një video të Ramës që i përket vitit 2022.

Rama mbronte me zjarr Xhaçken dhe burgos bedelin Goro!

Ja si e mbronte Edi Rama ne korrik 2022, me zjarr, me pathos dhe me pasion Xhaçken dhe rrembimi e prones ne Himare.

Çdo Kryeminister qe do te ishte i paster dhe i paperlyer do te verifikonte deri në një çdo shqetesim dhe do te nxirrte vete çdo pergjegjesi dhe do te merrte çdo mase dhe do te ndeshkonte cdo person pergjegjes.

Por Edi Rama mbeshteti vete Xhaçken duke i mbrojtur mandatin e deputetit dhe rikandidoi Goron, qe aferat ne Himare per grabitjen e pronave te vazhdonin.

Arrestimi i Goros nga Rama ishte pra thjesht arrestimi i një bedeli, qe u perdor per te firmosur dhe tani per te hedhur hi syve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related