Ambasada amerikane në Tiranë, në Muajin e Historosë së Gruas në mars, ka prezantuar historinë e prokurores së SPAK, Dorina Bejko.
Bejko tregon se përse ka zgjedhur profesionin e prokurores. “Kam zgjedhur profesionin e prokurores, sepse besoj se figura e prokurorit përfaqëson më së miri figurën e një personi që lufton dhe kërkon zbatimin e ligjit, barazinë e të gjithëve para ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shprehet ajo.
