Rihapja e dosjes McGonigal dhe thirrja e drejtuesit të SPAK në Departamentin e Shtetit, për Petrit Vasilin janë fakte që për administratën e SHBA-së, të përfshirët në këtë dosje, janë në shënjestër.
Gjatë bisedës në një studio televizive, Vasili u shpreh, se personat e përfshirë në këtë aferë korruptive dhe kriminale kanë rrezikuar interesat e SHBA-së.
‘Rihapja e dosjes për herë të dytë, edhe pas dënimit të Charles McGonigal, do të thotë se ata që kanë qenë të inkriminuar dhe të përfshirë në këtë dosje, janë një shqetësim madhor për SHBA-të.
