“Ke qenë avokat i një prej të akuzuarve për sterilizimin”/ Komisioni Hetimor, Zhupa ngren akuza ndaj Ndrecës: Je në konflikt interesi! Nënkryetari i PS: Unë apo Vokshi?!

Data

Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka hedhur akuza ndaj nënkryetarit të Partisë Socialiste në Komisionin Hetimor, Plarent Ndrecës, duke thënë se ka qenë avokat i një prej të akuzuarve (Arben Gjata) për koncesionin e sterilizimit.

Përgjigja i erdhi nga Ndreca, i cili tha se nëse do ishte për konflikt interesi, është kryetarja e Rithemelimit, Albana Vokshi që është në konflikt. Pasi ajo ka qenë një prej kallëzueseve të këtyre koncesioneve.

Zhupa: Nuk kemi paragjykuar, kryetarja citoi kërkesën që ka ardhur nga PD dhe i referohet auditit të kryer nga KLSH. Sipas KLSH, nga viti 2015-2018, janë 930 mln lekë për shërbime të pakryera vetëm për check up. Kjo shumë është katërfishuar deri në 2024. Janë paratë e taksapaguesve. Kjo duhet t’iu shqetësojë. Atyre që s’u pëlqejnë të dhënat të sqarojnë a kanë konflikt interesi që ndodhen në këtë komision. Për mua ka konflikt interesi se ka qenë avokati i njëri prej të akuzuarve në koncesion. Të sqarojë Ndreca pozicionin e tij dhe të vazhdojmë punën për interesin publik.

Vokshi: Secili të firmosë një deklaratë që s’kanë konflikt interesi për çështjet që do trajtohen dhe dëshmitarët që do thirren.

Ndreca: Do ishte mirë të kuptojmë që kush është në konflikt interesi, unë apo kryetarja, që është kallëzuese.  Unë nuk kam mbrojtur profesorin në çdo segment procedural. Nëse do kishte vend për konflikt, do ishte kryetarja që është kallëzuese se ka krijuar bindje për rrethanat që janë objekt hetimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related