Afera me inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur Arben Ahmetajn, Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin!

Data

SPAK është drejt përfundimit të hetimit për ish zëvenkryeministrin Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e nisur si fraksion i dosjes së Inceneratorit të Elbasanit. SPAK ka thirrur edhe ish bashkshorten e tij si dhe avokatët e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj merret i pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit. Prokuroria e Posaçme nisi sot komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.

Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ai dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Sot në SPAK u thirrën avokatët për për tiu komunikuar akuzat në ngarkim të klientëve të  tyre. Rrethi i të pandehurve pritet të jetë dhe më i gjerë, ndërkohë avokati i i Klodian Zotos, Ardian Leka informoi për gazetarët se personave të tjerë të marrë të pandehur në këtë dosje do u komunikohet akuza më 26 mars.

Lefter Koka u denua me 5.8 vite burg
Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse. Në tetor 2023 Ish-ministri i mjedisit Lefter Koka u dënua me 5 vjet e 8 muaj burg si dhe iu sekuestruan aksionet në kantinën e pijeve në Durrës në vlerën e korrupsionit, 3.7 milionë euro. Për të njëjtën çështje, ish-deputeti Alqi Bllako u shpall i pafajshëm. Në total, GJKKO dha 33 vjet burg për tetë të pandehurit e kësaj dosjeje.

Ahmetaj në kërkim Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në  kërkim ndërkombëtar .  SPAK, në dosjen dorëzuar parlamentit në korrik të vitit të kaluar – kur i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij – vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

Kjo është hera e dytë që Prokuroria e Posaçme SPAK ka marrë të pandehur në mungesë ish zvkryeminstrin Arben Ahmetaj, pas privatizimit të ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha” në tetor 2023.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related