Nga premtimi te zbatimi/ Si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë, financim shtesë për familjet në nevojë dhe…

Data

Qeveria shqiptare, ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën ekonomike, kujdesin shëndetësor dhe kategoritë në nevojë.

Këto parashikime përfshihen në dokumentin zyrtar të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026–2028, i cili është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe publikuar në Fletoren Zyrtare.

Pensionet përbëjnë një nga zërat më të rëndësishëm të mbrojtjes sociale.

“VENDIM Nr. 371, datë 2.7.2025 PËR MIRATIMIN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM 2026–2028, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 25, të ligjit nr. 9936, datë 26.6.2008, ‘Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2026– 2028, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare”, – thuhet në Fletoren Zyrtare.

Sipas dokumentit, në vitin 2025 janë parashikuar 176.2 miliardë lekë për pagesat e pensioneve, ndërsa në vitin 2028 ky fond parashikohet të arrijë 205.4 miliardë lekë.

Shtesa neto prej mbi 29 miliardë lekësh pasqyron përpjekjen për të përmirësuar jetesën e pensionistëve.

“Rritja e fondit të pensioneve pasqyron jo vetëm indeksimet e zakonshme, por edhe përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat e të moshuarve në një periudhë inflacioni dhe pasigurish ekonomike”, – thuhet në dokument.

Pjesa më e madhe e rritjes shkon për pensionet e pleqërisë dhe ato familjare, ndërkohë që do të vijojë edhe indeksimi i rregullt vjetor.

Shtresa në nevojë do të vijojë të mbështetet përmes skemës së ndihmës ekonomike, e cila për vitin 2025 ka një buxhet prej 8 miliardë lekësh dhe në vitin 2028 arrin 10.3 miliardë lekë. Kjo do të thotë një rritje prej më shumë se 28% gjatë tre viteve të ardhshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related