Sali Berisha deklaron se bashkëshorti i Alketa Vejsiut, Ardi Nelaj, ndërton në mes të parkut të Tiranës, vetëm pse sponsorizoi detoksin 10 mijë euro të Ramës.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se veç lejes për të ndërtuar në mes të pyllit të parkut të Tiranës, ai ka marrë disa leje të tjera ndërtimi, dhe për të gjitha këto afera kryeprokurori Altin Dumani, sipas kryedemokratit, hesht.
Berisha shton më tej se, natyrisht, Edi Rama do mbrojë Ajola Xoxën që blen një fustan 20 mijë euro, pasi ai vetë pi shishen e verës Romanee Conti 33 mijë euro.
“Unë e kuptoj tronditjen e socialistëve, e fansave të Erion Veliajt, sepse ata me të drejtë thonë se ky ka favorizuar një, dy, tre, katër, po Edi Rama ka favorizuar me dhjetëra.
