Ndërsa kanë mbetur edhe 85 ditë nga Euro 2024, Ministri i Brendshëm Taulant Balla dhe Ambasadori i Republikës Federale Gjermane në Tiranë Karlfried Bergner u takuan sot me drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit.
Ministri Balla falenderoi Qeverinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme edhe në kuadër të ndihmës për Policinë (me fokus të veçantë RENEA, Forca Kombëtare e Sigurisë, Policia kufitare etj) dhe ju kërkoi drejtuesve të Policisë së Shtetit të marrin përgjegjësitë për angazhimet e përbashkëta edhe në kuadër të Euro 2024.
