Sekretariati i Etikës është mbledhur dje he ka vendosur të përjashtojë tre deputetë që i përkasin grupimit të mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Më konkretisht janë përjashtuar: Flamur Noka 30 ditë, Bledion Nallbati 20 ditë dhe Saimir Korreshi 5 ditë. Kërkesa nga Partia Socialiste ishte bërë dy ditë më parë, për shkak të kaosit që deputetët kishin krijuar në seancën plenare të ditës së hënë. Në shkresën dërguar Sekretariatit të Etikës, PS kërkonte masë disiplinore për deputetët Bledion Nallbati, Saimir Korreshi dhe Flamur Noka. Ky i fundit, është përplasur fizikisht me punonjësit e gardës, si dhe ka penguar deputetët socialistë të mbajnë fjalën gjatë punimeve të parlamentit. Nga radhët e grupit të Rithemelimit, deputeti i cili ka marrë masën më të rëndë, ka qenë Edi Paloka, i cili është përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 40 ditë.
Shkaktuan kaos në Kuvend, përjashtohen me 55 ditë tre deputetë të Berishës, Noka merr ndëshkim shembullor
Data
