Ironi dhe sulm i drejtpërdrejtë/ Trump përplaset me George Clooney-n pas marrjes së shtetësisë franceze

Data

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj lajmit se aktori i njohur George Clooney dhe bashkëshortja e tij Amal janë bërë zyrtarisht shtetas francezë, duke e shoqëruar komentin me ironi personale dhe akuza politike.

Në një mesazh publik, Trump i cilësoi Clooney-t si “dy nga parashikuesit më të këqij politikë”, duke shtuar se largimi i tyre nga SHBA nuk përbën humbje për vendin. Ai e shfrytëzoi rastin për të sulmuar edhe autoritetet franceze, të cilat i akuzoi për menaxhim të dështuar të emigracionit dhe rritje të kriminalitetit.

Sipas Trump, politikat e emigracionit në Francë kanë krijuar probleme serioze për sigurinë publike, ndërsa ai bëri paralelizma me administratën e mëparshme amerikane, të cilën vazhdon ta akuzojë për dobësi dhe paaftësi në këtë fushë.

George Clooney, i njohur si mbështetës i kahershëm i demokratëve, ka qenë shpesh kritik ndaj Trump, gjë që ka thelluar përplasjet verbale mes tyre ndër vite. Presidenti republikan deklaroi se aktori është më i njohur për qëndrimet politike sesa për karrierën artistike.

Ndërkohë, bashkëshortja e Clooney-t, Amal, është përfshirë në çështje të ndjeshme ndërkombëtare që lidhen me drejtësinë dhe konfliktet globale, duke shkaktuar reagime politike të forta në SHBA dhe Izrael.

Në Francë, dhënia e shtetësisë për familjen Clooney ka nxitur debat publik dhe politik, pasi disa zëra e kanë konsideruar këtë rast si trajtim preferencial, në një kohë kur kushtet për marrjen e shtetësisë janë bërë më të rrepta për aplikantët e zakonshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related