Rama alarmon të vetët, paralajmëron të tjera arrestime brenda mazhorancës, prezanton kandidatët e PS në Lezhë dhe…

Data

Kryeministri Edi Rama ka ndezur motorët e fushatës elektorale sa i takon zgjedhjeve parlamentare të 11 majit nga Lezha, duke dhënë një mesazh të fortë për mazhorancën dhe drejtësinë. Ai paralajmëroi dje se aksioni i drejtësisë nuk ka përfunduar dhe se SPAK do të vijojë me arrestime të tjera, përfshirë figura të larta brenda Partisë Socialiste. Kjo deklaratë ka tronditur kampin qeverisës, duke krijuar pasiguri mes deputetëve dhe eksponentëve të pushtetit.

Rama theksoi se drejtësia sot është e pavarur dhe nuk ndikohet nga politika, duke thumbuar ish-kryeministrin Berisha se në kohën e tij drejtësia ishte e kapur dhe përdorej si vegël për eliminimin e kundërshtarëve politikë. Duke iu referuar arrestimit të ish-kryeministrit Fatos Nano, ai akuzoi Berishën për manipulim të drejtësisë dhe përdorim të saj për interesa personale. Në një fjalim të ashpër, Rama sulmoi opozitën dhe listën e kandidatëve të Partisë Demokratike, të cilën e quajti “listë humbëse”. Ai ironizoi se demokratët po përgatiten vetëm për të bërtitur “na vodhën votat”, ndërsa sipas tij, PS është e pathyeshme dhe mund të mposhtet vetëm nga një parti me inteligjencë artificiale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related