Dyzetë e gjashtë deputetët e parë të çdo partie do të jenë nga listat e mbyllura, aty ku renditjen e ka përcaktuar partia dhe votuesi nuk mund të ndikojë. Vetëm për ato parti, që do të fitojnë mandate përtej listës së mbyllur, do të kenë mundësi të fusin në Kuvend, deputetë nga lista e hapur, aty ku renditjen e përcaktojnë zgjedhësit. Dokumenti i KQZ ka llogaritur sipas qarqeve, se si ndahen mandatet në lista të fiksuara dhe në lista të hapura
Sipas kësaj skeme, partitë e vogla nuk do të kenë thuajse asnjë deputetet që vjen nga lista e hapur, por vetëm nga ato të mbyllura. Për 11 majin, secila partia/koalicion do të garojë me 46 deputetë në listë të mbyllur dhe 140 të tjerë në listë të hapur. Sipas qarqeve, në Berat, për çdo subjekt fitues, 2 deputetët e parë do të zgjidhen nga lista e fiksuar, dhe 5 nga lista e hapur. Në Dibër, 2 fituesit e parë do të jenë të listës së mbyllur, dhe 3 nga e hapura. Në Durrës, 5 deputetët e parë dalin nga lista e fiksuar, 9 nga lista e hapur.
