Rikthimi i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë si president ka sjellë edhe ndryshimin e orendive, duke e rimobiluar sërish godinën. Tashmë “The Times” ka publikuar pamjet nga brenda Zyrës Ovale, aty ku nga foto tregohen të gjitha ndryshimet të cilat presidenti ka kërkuar me largimin e Joe Biden. Një bust i Winston Churchill, i cili kishte zënë vendin e tij krenar në Zyrën Ovale të Donald Trump si një simbol i marrëdhënies speciale të qëndrueshme, ishte hequr.
Në vend të saj Joe Biden, banori i ri i Shtëpisë së Bardhë asokohe, kishte vënë liderin e të drejtave civile Martin Luther King, aktivisten Rosa Parks dhe udhëheqësin socialist të sindikatës latine César Chavez. A ishte Biden, djali i emigrantëve irlandezë në Amerikë, duke u përpjekur t’i dërgonte një mesazh Britanisë? Dhe çfarë do të thoshte për aleancën anglo-amerikane? Me kthimin e Trump në detyrë të hënën, busti i bronzit u rivendos, krahas disa ndryshimeve të tjera.
