Gaz Bardhi riktheu Berishën në grupin parlamentar, reagon i prerë Alibeaj: Asnjë ‘non grata’ pjesë e PD

Data

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla bëri me dije në nisje të seancës plenare të kësaj të enjteve se grupi parlamentar i PD ka votuar në mbledhjen e datës 3 prill, revokimin e të gjitha masave disiplinore të ndërmarra ndaj deputetëve demokratë gjatë kësaj legjislature.

Njohja e vendimit të grupit parlamentar të PD nga Kuvendi, bën që të rikthehen në këtë grup të gjithë deputetet e përjashtuar, mes tyre dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj e cilësoi këtë veprim të kryetares së Kuvendit si ngjarjen më të hidhur të radhës të pazarit mes mazhorancës dhe Rithemelimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related