Gati kthesa politike djathtas në Parlamentin Evropian?

Data

Sigurisht që gjatë votimit të mërkurën (27.11.)mund të ndodhin surpriza, sidomos në Parlamentin Evropian,  ku deputetëve të parlamentit nuk u pëlqen shumë t’i nënshtrohen disiplinës së grupit parlamentar. Por nëse komisioni i dytë i Ursula von der Leyen nuk do të merrte shumicën sot, do të ishte një surprizë e madhe. Miratimi i Komisionit të ri Evropian konsiderohet i sigurt, sepse liderët e Partive Popullore Evropiane, EPP, si edhe Socialdemokratët dhe Liberalët kanë rënë dakord për të. Deputetët e tyre së bashku përfaqësojnë më shumë se sa shumica e thjeshtë e nevojshme e të pranishmëve.

Gjashtë javë debate në Parlamentin Evropian

Komisionerët individualisht nuk mund të refuzohen më të mërkurën, bëhet fjalë për të gjithë Komisionn e BE-së, me Ursula von der Leyen në krye. Një gjë është e sigurt: mandati i saj i dytë nuk do të jetë më i lehtë se i pari, dhe ndoshta edhe më i vështiri. Kjo për shkak të luftës së ashpër që grupet kryesore politike në Parlamentin Evropian kanë zhvilluar prej javësh.

Manfred Weber duke folur në pult, krah tij deputetët në parlament
Kreu i Partive Popullore Evropiane, politikani gjerman i CSU, Manfred WeberFotografi: Philippe Buissin/European Parliament

Pikë debati është çështja se sa në të djathtë mund të anojë politikisht shumica e re me të cilën Komisioni vjen në detyrë. Sidoqoftë dukshëm më djathtas se më parë, është i mendimit, Manfred Weber. Politikani i CSU-së dhe kryetari i PPE të Evropës i sheh këto parti të forcuara pas zgjedhjeve evropiane. Grupi parlamentar i PPE ishte grupi më i madh në Parlamentin Evropian, por që atëherë hendeku me socialdemokratët është bërë edhe më i madh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related