“39% e shqiptarëve nuk e mbyllin dot muajin”, Teliti akuza qeverisë: Zyrat e shtetit mbajnë erë luks, vendi po zhytet në varfëri

Data

Eksperti i Partia Demokratike, Dorjan Teliti, ka reaguar me tone të ashpra ndaj situatës ekonomike në vend, duke akuzuar qeverinë për thellim të varfërisë dhe përkeqësim të kushteve të jetesës për qytetarët shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Teliti u ndal te raportet ndërkombëtare që, sipas tij, tregojnë nivelin e lartë të vështirësive ekonomike me të cilat përballen familjet shqiptare.

“Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune nuk e shtyjnë dot muajin”, shkroi ai.

Duke iu referuar të dhënave të Banka Botërore, Teliti deklaroi se 23% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 681 lekë në ditë, situatë që ai e cilësoi si “skllavëri moderne e qeverisjes së gabuar”.

“Njerëzit zgjohen në mëngjes, derdhin djersë duke punuar për orë të tëra dhe në fund të muajit nuk u dalin lekët as për ilaçet e prindërve apo librat e fëmijëve”, u shpreh ai.

Sipas përfaqësuesit demokrat, rritja e kostove të jetesës dhe shtrenjtimi i shërbimeve bazë po rëndojnë edhe më shumë situatën ekonomike të qytetarëve.

“Pasi paguajnë dritat dhe ujin e shtrenjtuar, kjo qeveri u thotë familjeve të ushqehen, të vishen dhe të kurohen me ‘lëmosha’ ditore”, deklaroi Teliti.

Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për luks dhe shkëputje nga realiteti i qytetarëve, ndërsa theksoi se vendi po shkon drejt një varfërie strukturore.

“Ndërsa zyrat e shtetit mbajnë erë luks, Shqipëria po zhytet gjithë e më shumë në varfëri strukturore”, shkroi ai.

Në fund të reagimit të tij, Teliti bëri thirrje për ndryshim politik dhe ekonomik, duke e cilësuar atë si “domosdoshmëri kombëtare”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related