Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të caktuar masa sigurimi për tre punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” në bashkëpunim dhe kundër fëmijëve.
Sipas vendimit të gjykatës, janë caktuar masat e sigurimit personal për katër individë, konkretisht:
Nën Komisare me iniciale Xh. B. – Specialiste / Përgjegjëse turni në Seksionin e Patrullës së Përgjithshme, Komisariati i Policisë Nr. 1, Tiranë.
