Zyrtarisht nën akuzë/ Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet sërish në SPAK

Data

Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur sërish në ambientet e SPAK, ku tashmë është zyrtarisht nën hetim për tre vepra penale: përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike, kryerje veprash penale në kuadër të grupit kriminal dhe pjesëmarrje në grup kriminal.

Hetimi lidhet me një rast hakerimi të sinjalizuar më 12 mars 2025, ku u dyshua për ndërhyrje të paligjshme në adresat e email-eve të prokurorëve të posaçëm. Pas këtij sinjalizimi, u arrestuan ish-zyrtari i burgjeve Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj.

SPAK ka bërë të ditur se, pavarësisht tentativës për ndërhyrje, falë sistemeve të sigurisë nuk është arritur të cenohet sistemi i brendshëm i institucionit, i cili ka mbetur i paprekur.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive konkrete të personave të përfshirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related