Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në aksin Korçë–Bilisht, pranë fshatit Cangonj, ku një këmbësor ka humbur jetën pasi u godit nga një automjet.
Sipas informacionit paraprak, viktima ishte duke kaluar rrugën kur u përplas me forcë nga makina që po lëvizte në drejtim të Bilishtit. Për shkak të plagëve të rënda, ai ka ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes tragjike.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit, sidomos në segmentet me qarkullim të këmbësorëve, për të shmangur ngjarje të tilla fatale.