Zyrtari i DASH në Tiranë, fokus te drejtësia dhe lufta kundër krimit

Data

Vizita “blic” në Tiranë e Mark Tervakoskit, Drejtor i Zyrës për Europën dhe Azinë në Byronë e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ka nxitur diskutime për mesazhet që ajo përcjell në raport me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.

Gjatë qëndrimit të tij, Tervakoski zhvilloi takime me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit, përfshirë SPAK-un, BKH-në dhe GJKKO-në, si dhe me Presidentin Bajram Begaj. Në axhendë nuk u përfshi një takim me kryeministrin Edi Rama, një detaj që është komentuar në qarqe politike.

Sipas burimeve zyrtare, vizita lidhet me forcimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Shqipërisë në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve dhe korrupsionit të nivelit të lartë. Në këtë kuadër, një rol kyç ka Byroja e Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), e cila mbështet vendet partnere përmes trajnimeve, asistencës teknike, pajisjeve hetimore dhe koordinimit me agjenci si FBI dhe DEA.

Sipas deklaratës së Ambasadës së SHBA në Tiranë, Shtetet e Bashkuara mbeten të përqendruara në ofrimin e mjeteve dhe bashkëpunimit për partnerët që ndajnë angazhimin për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët dhe cenojnë sigurinë kombëtare. Vizita u paraqit si pjesë e përpjekjeve për thellimin e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related