Në ditën e pestë të deklaratave në Gjykatën Speciale në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, avokati i këtij të fundit, Eric Tully, kundërshtoi pretendimet e Prokurorisë për rolin e Selimit si ministër i Rendit Publik.
Tully argumentoi se termi “Policia e UÇK-së” është një tezë e ndërtuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të krijuar përshtypjen e ekzistencës së një strukture policore të centralizuar nën drejtimin e Selimit. Sipas tij, pas qershorit 1999, strukturat e UÇK-së kanë qenë nën përgjegjësinë e komandantëve të zonave dhe jo të Selimit.
Avokati theksoi se nuk ka prova që konfirmojnë ekzistencën e një policie të tillë apo kontrollin e saj nga klienti i tij, duke e cilësuar pretendimin si të pambështetur nga dëshmitë e paraqitura në gjykatë.
