Vjosa Osmani pritet të përfundojë sot mandatin e saj si presidente e Kosovës, duke ia dorëzuar detyrën Albulena Haxhiu në një ceremoni zyrtare që do të zhvillohet në ambientet e Presidencës.
Në orët e fundit para nisjes së ceremonisë, në oborrin e Presidencës janë parë përgatitjet përfundimtare, përfshirë shtrimin e tapetit të kuq dhe organizimin e protokollit shtetëror.
Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës është parashikuar të mbahet në orën 16:00, në një moment që vjen në mes të një ngërçi politik në vend, pasi Kuvendi nuk ka arritur të zgjedhë presidentin e ri për shkak të mungesës së kuorumit.
Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me mbështetjen e Lëvizja Vetëvendosje, nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, pavarësisht se kishte shprehur publikisht ambicien për ta vazhduar atë.
Në mungesë të një presidenti të ri, detyra i kalon përkohësisht kryetares së Kuvendit, deri në zgjidhjen e situatës politike dhe zhvillimin e procedurave të reja institucionale.
