Një vatër zjarri është shfaqur në një apartament në një pallat të vjetër në lagjen 5 Maji, në Elbasan, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy automjete të shërbimit zjarrfikës, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve. Situata është vënë nën kontroll brenda pak minutash falë reagimit të shpejtë të forcave të emergjencës.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një problem në sistemin e aspirimit të apartamentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar dhe familjarët kanë qenë jashtë rrezikut.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje të tregojnë kujdes me pajisjet shtëpiake për të shmangur raste të ngjashme.
