Kërcet arma në Shkodër, dyshohet se…

Data

Disa të shtëna me armë zjarri janë raportuar kwtw tw shtunw në qytetin e Shkodrës.

Mësoë se ngjarja ka ndodhur në zonën e fermentimit, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje.

Sakaq, dyshohet se arma është shkrepur në ajër dhe nuk ka të plagosur ose të dëmtuar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:00, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në lagjen “Skënderbeg”, midis shtetasve R. M. dhe E. Ç., ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dyshohet në ajër, dhe më pas është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasit E. Ç., dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related