Rama telefonon presidentin e Emirateve pas sulmeve iraniane

Data

Shqipëria ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, përmes një telefonate që kryeministri Edi Rama zhvilloi me presidentin e Emirateve, Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Gjatë bisedës, Rama i cilësoi sulmet si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së, duke theksuar se Shqipëria qëndron në krah të Emirateve për çdo masë që ato ndërmarrin për mbrojtjen e sovranitetit dhe sigurisë së tyre.

Dy liderët diskutuan edhe për përshkallëzimin e situatës ushtarake në rajon, duke nënvizuar nevojën për ndaljen e tensioneve dhe shmangien e zgjerimit të konfliktit, i cili mund të sjellë pasoja serioze për stabilitetin e Lindjes së Mesme dhe sigurinë globale.

Presidenti i Emirateve falënderoi Shqipërinë për mbështetjen dhe solidaritetin në këtë moment delikat.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related