Zjarr në kodrat e Risilit, digjen disa ullinj

Data

Një zjarr ka shpërthyer në kodrat e fshatit Risili, duke djegur disa rrënjë ullinjsh.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat arritën të izolojnë dhe shuajnë flakët rreth mesditës. Sipas tyre, ndërhyrja e shpejtë shmangu përhapjen e zjarrit dhe dëmtimin e mëtejshëm të ullinjve në zonë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related