Beograd: 15 vite burg në mungesë për ish-pjesëtar të Ushtria Çlirimtare e Kosovës

Data

Një gjykatë në Beograd ka dënuar në mungesë me 15 vite burgim ish-pjesëtarin e UÇK-së, Gjelosh Krasniqi, nën akuzat për krime gjatë luftës në Kosovë.

Sipas vendimit të shpallur më 26 shkurt, ai u shpall fajtor për vrasjen e tre personave dhe plagosjen e një civili serb në qershor të vitit 1999, në fshatin Bellopojë afër Pejës.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi ka deklaruar se aktakuza bazohet kryesisht në dëshmi dhe prova të kufizuara forenzike, ndërsa avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare nuk kishte pasur kontakt me të pandehurin. Organizata theksoi nevojën për bashkëpunim me institucionet e Kosovës për ndjekjen e krimeve të luftës.

Sipas të dhënave të publikuara, Zyra e Prokurorit për Krime Lufte në Serbi ka ngritur disa padi ndaj personave që nuk janë në dispozicion të drejtësisë serbe, shumica prej tyre shtetas të Kosovës.

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka reaguar më herët ndaj rasteve të ngjashme, duke theksuar se Serbia është zotuar të mos nisë procedura penale për krime të dyshuara në Kosovë, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga autoritetet e Kosovës, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related