Zhurmat në Tiranë tejkalojnë normat ligjore, Bashkia nuk ka matës

Data

Çdokush që jeton në Tiranë e di mjaft mirë se zhurmat janë një nga problemet më të mëdha të këtij qyteti të mbipopulluar. Censi 2023 i INSTAT vërtetoi se 1/3-ta e banorëve të Shqipërisë jetojnë në Tiranë. Ky mbipopullim, i ndërthurur me mungesën e seriozitetit në marrjen e masave për uljen e ndotjes akustike, ka sjellë rezultatin e sotëm ku sipas Agjencisë Kombëtare të Mjedisit në Tiranë tejkalohet kufiri i zhurmave në të gjithë qytetin, si ditën ashtu edhe natën.

“Cilido qytetar që ndihet i kërcënuar nga kjo lloj dhune, pra zhurmat, do duhet të gjejë shpëtimin tek çdo uniformë” – Erion Veliaj, degjesa per planin per zhurmat, Dhjetor 2021

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj në fund të vitin 2021 mbajti një dëgjesë për një plan për uljen e zhurmave në kryeqytet, ku i ftoi qytetarët që t’i drejtoheshin policisë Bashkiake për ndihmë në rast se ndihen të kërcënuar nga zhurmat, që me të drejtë i quante si dhunë.

Rreth dy vite e gjysmë pas kësaj deklarate dhe këtij plani të kryebashkiakut për t’i dhënë fund ndotjes akustike, Tirana dhe qytetarët e saj vijojnë të dhunohen çdo ditë nga zhurma të formave të ndryshme, një pjesë e mirë e të cilave krijohen pikërisht nga ndërtesat në process ndërtimi.

Kjo pranohet edhe nga vetë Bashkia Tiranë. Në përgjigje të kërkesës për informacion dërguar nga Faktoje, Bashkia na informon se gjatë 5 muajve (Janar – Maj 2024) pranë policisë Bashkiake kanë shkuar rreth 110 ankesa në lidhje me ndotjen akustike, që vijnë kryesisht për shkak të zhurmave nga lokalet apo baret, lavazhet e automjeteve, pompat e ujit në ambiente të pallateve, banorë që kryejnë punime në banesat e tyre, furrat e bukës, kantieret e ndërtimit etj.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related