Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, përplasen dy automjete, një person në spital

Data

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, vetëm pak orë pas një tjetër përplasjeje të rëndë të ndodhur në të njëjtën rrugë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:45, pranë kryqëzimit të Gjocajt, afër qytetit të Peqinit, ku dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën. Si pasojë e goditjes së fortë, njëra prej autoveturave ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti ka ndodhur pasi njëri nga automjetet është futur në rrugën kryesore në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor.

Nga përplasja ka mbetur i plagosur njëri prej drejtuesve të mjeteve, i cili u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related