“Zgjedhorja”, partitë e vogla kërkojnë korrektim kombëtar, fokus ndaj votës së diasporës, lista të hapura dhe teknologji në të gjithë vendin

Data

Grupi i dialogut nuk shprehet besimplotë se do të arrijë të prodhojë një produkt konkret duke marrë parasysh edhe propozimet e tyre për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Ndonëse grupi i dialogut, mblidhet periodikisht e po shqyrtojnë kërkesat e palëve, mazhorancës dhe opozitës, tre parti të vogla, PAA, Partia Republikane dhe PBDNJ, propozimet e tyre të cilët më herët i kanë artikuluar edhe publikisht, i kanë vendosur t’i depozitojnë direkt në kuvend. Në projektligjin e depozituar më datë 24 prill nga Agron Duka i PAA, mbështetur me firmat edhe të Fatmir Mediut dhe Vangjel Dules, kërkohet rikthimi i listave për koalicionet parazgjedhore si para ndryshimeve të korrikut 2020, votim me lista të hapura për të paktën 2/3 e listës dhe korrektim kombëtar. Hapja e listave në propozimin e 3 partive të vogla duhet të përfshijë edhe korrektimin kombëtar duke përjashtuar nga shpërndarja e mandateve me këtë metodë subjektet që kanë marrë më pak se 0.5% të votave në shkallë vendi, një prag që përgjysmohet në krahasim me 1% që është aktualisht në Kodin Zgjedhor. Për zgjedhjet për Kuvendin, përjashtohen nga shpërndarja e mandateve të përllogaritura nga korrektimi i votave në shkallë vendi, subjektet që kanë marrë më pak se 0.5 përqind të votave të vlefshme në shkallë vendi.”, thuhet në propozimin e depozituar në Kuvend. Sipas propozuesve një ndryshim i tillë do të bënte të mundur një përfaqësim të drejtë për partitë politike që me sistemin aktual zgjedhor u digjen shumë vota në qarqe të vegjël. Një variant që PAA, PR dhe PBDNJ e propozojnë në këmbim të uljes së numrit të zonave zgjedhore të artikuluar më herët. Shtrirja e votimit elektronik dhe numërimit elektronik në të gjithë vendin dhe vota e diasporës janë dy propozimet e tjetra të aleatëve, të cilët në tryezën e dialogut përfaqësohen nga Oerd Bylykbashi, Dhurata Çupi dhe Erisa Xhixho nga Partia e Lirisë. Një tjetër risi që 3 partitë vogla propozojnë gjithashtu është mundësia që edhe  kryetarët e bashkive të cilët me kodin aktual duhet të japin dorëheqjen për të garuar në zgjedhjet parlamentare, të çlirohen nga ky detyrim, duke u dhënë mundësinë të garojnë në një tjetër zonë elektorale dhe jo në vendin ku ata ushtrojnë detyrën e tyre, ashtu si aktualisht qëndron për prefektët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related