Biden flet për herë të parë që nga zgjedhjet, sulmon Trump dhe Musk, Shtëpia e Bardhë reagon ashpër

Data

Në fjalimin e tij të parë që nga largimi nga posti, ish-presidenti amerikan Joe Biden foli për ‘shkatërrimin’ e shkaktuar nga administrata aktuale, shkruan “The Guardian”. Biden akuzoi Donald Trump dhe ndihmësin e tij Elon Musk për “sulm me sëpatë” ndaj Administratës së Sigurimeve Shoqërore ndërsa ata punonin me shpejtësi rrufeje për të çmontuar pjesë të mëdha të qeverisë federale. Në fjalimin e tij të parë publik që nga largimi i detyrës, ish-presidenti shmangu përmendjen e drejtpërdrejtë të Trump – paraardhësin dhe pasardhësin e tij, por kritikoi ashpër administratën e re për kërcënimet ndaj Sigurimeve Shoqërore, të cilat ai e quajti një “premtim të shenjtë” tek i cili mbështeten më shumë se 70 milionë amerikanë çdo muaj.

Ai tha se administrata Trump ka aplikuar konceptin e Silicon Valley ‘lëviz shpejt dhe shkatërro gjërat’ për qeverinë federale: Ndërsa është e pazakontë që një ish-president të kthehet në skenën kombëtare kaq shpejt pas largimit nga detyra, Biden, 82 vjeç, tha se ai beson se çështja ka një rëndësi të madhe për miliona pensionistë dhe persona me aftësi të kufizuara. Kur u pyet për fjalimin e Biden më herët të martën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karolina Leavitt u tall me moshën dhe kapacitetin e tij mendor. Biden gjithashtu bëri shaka për moshën e tij, duke ngacmuar Trumpin për pretendimin e rremë se miliona njerëz të lindur më shumë se një shekull më parë ende marrin sigurime shoqërore. “Do të doja t’i takoja sepse dua të zbuloj se si kanë mbijetuar kaq shumë vite, tha ai duke qeshur nga publiku. “Po kërkoj një recetë për jetëgjatësi”, shtoi presidenti.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related