Meta tregon telefonatën me Berishën dhe kujton fushatën e 2005: Pas zgjedhjeve i bleva Monikës një ‘Tuareg’, doktori e pëlqeu Konventën e PL

Data

Partia e Lirisë zhvilloi këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve Konventën Kombëtare të thirrur nga Ilir Meta. Në ditën e Konventës së Partisë së Lirisë, Ilir Meta hodhi votën për president dhe zëvendëspresidentin e PL-së në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Ai u pyet nga gazetarët edhe për Monika Kryemadhin, që deklaroi se mund të tërhiqet nga politika për t’iu përkushtuar familjes. “Nuk e shikoj kështu. Ajo gjithmonë ka qenë një nënë e mrekullueshme dhe gjithmonë e dedikuar me fëmijët. Jam i bindur që do ti bëjë të gjithë detyrat e saj me përgjegjshmëri por edhe me emocion. Po si u largua? Ajo është anëtare e KPD. Sepse është ish kryetare. Edhe unë nesër, kur do të jetë ajo ditë ardhtë sa më parë, do jem anëtar i KPD”, u shpreh Meta. Gjatë fjalës së tij, Meta kujtoi edhe një episod nga fushata e vitit 2005, kur Kryemadhi garoi në Kombinat në Tiranë. “Ajo është deputete me shumë vota. E tregoi edhe në 2005. Doktori tha një gjë të madhe pak më parë fola, i kishte pëlqyer shumë dimensioni kombëtar. Monika pati shumë të vështirë në Kombinat sepse sa kishte lindur vajza, në atë kohë Nano i vuri përballë ish ministrin e brendshëm. Edhe ju rekomandua këtij të shkonte në Fier dhe jo në Kombinat, në fund fare kjo bëri një fushatë të paparë mori 30%, fitoi i ndjeri presidenti Nishani, i cili ka qenë miku ynë”, theksoi Meta. Megjithëse nuk fitoi zgjedhjet, Ilir Meta deklaroi se i bleu bashkëshortes një makinë “Tuareg” në vitin 2005. “Edhe Monika u gëzua shumë fitoi i ndjeri zoti Nishani sepse fushata i kaloi caqet gjithë ministri u përqëndrua. Pasi kaloi kënaqësia e parë pasi kishte ndodhur rotacioni, më tha mua u lodha ça fitova. Kishte pasur dëshirë për një Tuareg dhe ja plotësova këtë dëshirë. Megjithëse e përdorja unë. Doktori më thotë që në 2007 i thanë që LSI ka rrezik të vërë Monikën kandidate në Tiranë, edhe doktori thotë e kam të zgjidhur vë Bujarin dhe e kam të marrë Tiranën”, nënvizoi Meta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related