Çfarë ndodhi në SHBA? Erdogan refuzon darkën e Bidenit dhe kthehet në Turqi

Data

Recep Tayyip Erdogan u kthye nga Nju Jorku në Turqi mëngjesin e sotëm, duke anuluar pjesëmarrjen në darkën e shtruar nga presidenti amerikan Joe Biden në nder të liderëve pjesëmarrës në Sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Avioni i Presidentit Erdogan u ul në Stamboll në orën 9:30.

Nga ana e presidencës turke nuk u përmendën arsyet pse Tayip Erdogan nuk shkoi në darkën e presidentit amerikan.

Mediat turke raportojnë se bashkëshortja e tij Emine Erdogan mori pjesë në pritjen e organizuar nga zonja e parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related