Zgjedhjet e 28 dhjetorit/ Albin Kurti kërkon hetim për manipulim votash

Data

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke deklaruar se ka dyshime serioze për manipulim votash nga komisionerë dhe individë brenda subjekteve politike.

Sipas Kurtit, këto veprime janë kryer në mënyrë klandestine dhe kanë dëmtuar kandidatë dhe subjekte politike, ndaj nuk duhet të ketë asnjë lloj amnistie për përgjegjësit. Ai theksoi se institucionet duhet t’i çojnë hetimet deri në fund dhe të ndëshkojnë çdo shkelës të ligjit.

“Këto raste nuk duhet të përsëriten kurrë më. Vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe vota duhet të mbrohet me çdo kusht,” u shpreh Kurti.

Ai nënvizoi se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë dhe do të mbetet garantuese e integritetit të votës, duke shtuar se adresimi ligjor i çdo dyshimi është thelbësor për ruajtjen e standardeve demokratike në Kosovë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related