“Zero pasuri të fshehura, zero prova penale” – Meta sfidon SPAK: Hetimi 8-vjeçar dështim total

Data

Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me hetimet ndaj tij për pasurinë, duke i cilësuar akuzat e Prokurorisë së Posaçme si të pavërteta, të fabrikuara dhe të mbështetura mbi falsifikime. Ish-kreu i Partisë së Lirisë, i cili ndodhet në qeli prej tetorit 2024, deklaron se pas afro tetë vitesh hetime nuk ekziston asnjë provë penale kundër tij.

Meta shprehet se një akt-ekspertim financiar, i porositur nga familja e tij, do të depozitohet në Gjykatë dhe sipas tij rrëzon plotësisht pretendimet e prokurorisë. Në këtë ekspertim, theksohet se të ardhurat e tij të ligjshme për periudhën 1995–2023 kapin vlerën mbi 87 milionë lekë të reja, pa përfshirë të ardhurat si deputet që nga viti 1992 apo pagesat si ish-President i Republikës në vitet 2024–2025.

Sipas Metës, hetimet ndërkombëtare të zhvilluara në disa shtete për gjetjen e pasurive apo llogarive të fshehura nuk kanë prodhuar asnjë rezultat konkret. Ai këmbëngul se nuk ekziston asnjë pasuri e padeklaruar, asnjë metër katror pronë i fshehur dhe asnjë llogari bankare e paligjshme në emrin e tij.

Në reagimin e gjatë, Meta akuzon prokurorët për shkelje të rënda të procesit të rregullt ligjor, duke theksuar se edhe pse është shpallur i pandehur prej muajsh, nuk i janë vënë ende në dispozicion të gjitha aktet e dosjes. Ai e cilëson procesin ndaj tij si politik dhe të orientuar drejt presionit publik, jo drejt zbardhjes së së vërtetës.

Duke iu referuar çështjes CEZ-DIA, Meta deklaron se ajo është gjykuar dy herë brenda vendit dhe në Arbitrazhin e Vjenës dhe se shteti shqiptar nuk ka pësuar humbje financiare. Ai hedh poshtë edhe akuzat për lobime të paligjshme, duke deklaruar se nuk ekziston asnjë provë që ai të ketë shkelur ligjin shqiptar apo amerikan.

“Në fund të gjithë këtij hetimi përndjekës rezultati është i qartë: zero pasuri e fshehur, zero pasuri e paligjshme, zero prova penale,” thekson Meta, duke u shprehur i gatshëm të përballet publikisht me çdo akuzë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related