Tensione në Kuvend/ Balla përplaset me deputeten e PD: “Pusho moj ti, le nam”

Data

Seanca plenare është përfshirë nga debate të ashpra pas bllokimit të foltores nga deputetët e Partisë Demokratike, në shenjë proteste për ndërprerjen e fjalës së Sali Berishës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.

Në fjalën e tij, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës që të distancohet nga aktet e dhunës në protestat e fundit, duke theksuar se çdo parti mban përgjegjësi për organizimin dhe mbarëvajtjen e tubimeve që thërret.

“I bëj thirrje PD të distancohet nga dhuna e përsëritur nga protestat e thirrura nga kjo parti. Çdo parti mban përgjegjësi për mbarëvajtjen e këtyre protestave. Ka të dyshuar të paguar për të kryer këto akte tensioni,” u shpreh Balla.

Ai kërkoi gjithashtu që Kuvendi të dalë me një qëndrim në mbrojtje të punonjësve të Policisë së Shtetit dhe t’i kërkojë Prokurorisë masa shtesë për garantimin e paprekshmërisë së uniformës.

Gjatë debatit, Balla pati edhe një përplasje verbale me një deputete të opozitës, duke iu drejtuar me fjalët: “Pusho moj ti pusho, se le nam”, çka shtoi më tej tensionin në sallë.

Seanca vijon mes akuzash dhe kundërakuzash mes mazhorancës dhe opozitës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related