Zemra e Durrës në zi, qindra qytetarë dhe bashkëmoshatarë përcjellin me lot dy të miturit, homazhe dhe lule në vendin e tragjedisë

Data

Qyteti i Durrës është mbuluar nga dhimbja dhe heshtja këtë të hënë, teksa familjarë, miq dhe qindra qytetarë i kanë dhënë lamtumirën e fundit dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të një dite më parë.

Ceremonitë mortore janë zhvilluar në një atmosferë të rëndë, ku të afërmit dhe bashkëmoshatarët e viktimave janë mbledhur pranë banesave të tyre për t’i përcjellë në banesën e fundit. Dhimbja ishte e dukshme në çdo fytyrë, ndërsa lotët dhe heshtja dominonin momentin.

Në vendin ku ndodhi aksidenti, në zonën e ish-Kënetës, janë vendosur lule dhe kurora, ndërsa bashkëmoshatarët e të miturve kanë ardhur për t’i nderuar me homazhe.

Mes pjesëmarrësve në ceremoni ishte edhe deputeti Arjan Ndoja, ndërsa prania e qytetarëve ka qenë e madhe, në shenjë solidariteti me familjet e prekura nga kjo tragjedi.

Ngjarja e rëndë ka tronditur mbarë opinionin publik, ndërsa dhimbja për humbjen e dy jetëve të pafajshme vijon të mbetet e thellë në komunitet.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related