Dy ish-zyrtarë të afërt me Belinda Balluku paraqiten në SPAK, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli nën akuzë për tenderin e tunelit të Llogarasë

Data

Dy ish-zyrtarë të lartë, të konsideruar si të afërt me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, janë paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.

Bëhet fjalë për ish-kreun e ARRSH, Gentian Gjyli, dhe ish-administratorin e KESH, Erald Elezi, të cilët janë marrë të pandehur në kuadër të hetimeve për tenderin e tunelit të Llogarasë.

Sipas të dhënave, të dy akuzohen për shkelje që lidhen me procedurat e këtij tenderi, një çështje ku më herët është përfshirë edhe vetë Belinda Balluku.

Provat ndaj Elezit dhe Gjylit janë siguruar nga materialet e sekuestruara në telefonin e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi, i cili gjithashtu ndodhet nën hetim për këtë dosje.

Hetimet e SPAK janë më të gjera dhe përfshijnë një total prej 25 personash të dyshuar, mes tyre 22 individë dhe 3 subjekte private. Në fokus janë jo vetëm procedurat e tenderit të tunelit, por edhe fonde të tjera publike, përfshirë ato për eficencën e energjisë elektrike të subvencionuara nga Bashkimi Europian.

Në kohën kur dyshohet se janë kryer shkeljet, Elezi dhe Gjyli ishin pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO), strukturë që funksiononte në varësi të Evis Berberit.

Hetimet vijojnë dhe pritet që dosja të zgjerohet edhe me emra të tjerë, përfshirë zyrtarë të niveleve të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related