Pas tragjedisë në Durrës, familja e autorit Nikoll Radaçi largohet nga lagjja, policia shoqëron lëvizjen për shmangien e tensioneve

Data

Pas aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve në Durrës, familja e autorit të dyshuar, Nikoll Radaçi, është larguar nga banesa e saj në të njëjtën lagje ku jetonin edhe viktimat.

Sipas informacioneve, banesa e familjes është aktualisht e mbyllur, ndërsa largimi i tyre është bërë mbrëmjen e kaluar.

Burime nga Policia e Shtetit konfirmojnë se kanë shoqëruar këtë proces, me qëllim garantimin e sigurisë dhe shmangien e çdo tensioni të mundshëm në zonë, pas ngjarjes së rëndë që ka tronditur komunitetin.

Aksidenti, i ndodhur një ditë më parë, ka shkaktuar reagime të forta publike dhe dhimbje të madhe në qytet, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related