“PASQYRA” PËRBALLË PROVËS SË PARË: A DO TË HETOHET ANTONETA NJEHRRENA PAS GJETJEVE TË AMP-SË PËR VULËN E PALIGJSHME TË USSH-SË?

Data

ANTONETA NJEHRRENA, ANESTEZISJA QË VË NË GJUMË MINISTRINË E SHËNDETËSISË PËR ALMIRO GURAKUQIN: A DO TË FILLOJË PLATFORMA “PASQYRA” ME KËTË DREJTUESE PASI AMP VËRTETOI VULËN JOLIGJORE TÈ URDHÈRIT STOMATOLOGUT?

​Platforma më e re e transparencës dhe llogaridhënies publike, “PASQYRA”, e paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama, pritet të jetë skaneri real i administratës publike. Pyetja kryesore që shtrohet sot nga komuniteti i stomatologëve është: A do të fillojë goditja e paligjshmërisë nga platforma “PASQYRA” pikërisht me këtë drejtuese, tani që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka konfirmuar zyrtarisht se vula e përdorur nga Almiro Gurakuqi është krejtësisht joligjore?
​Antoneta Njehrrena nuk ka vënë në gjumë vetëm mekanizmat e kontrollit të brendshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, por me mashtrime administrative ka devijuar të vërtetën përpara Ministrave të Shëndetësisë dhe vetë Komisionit Parlamentar për Shëndetësinë në Kuvendin e Shqipërisë. Edhe pse për dy mandate në krye të USSH-së ish-Presidenti Nikollë Deda e trajtoi si pjesë të “familjes së madhe të USSH-së” — duke i festuar madje edhe ditëlindjet me stafin — ajo zgjodhi pasivitetin dhe bashkëpunimin me zaptuesit, duke lejuar e mosdenoncuar vulën paralele të prodhuar nga Almiro Gurakuqi për të vjelë kuotat e stomatologëve.
​Dokumentet e zbardhura dëshmojnë gjithashtu absurditetin e drejtësisë: Almiro Gurakuqi ka bërë rekurs si paditës, ndërsa Besmir Okaj ka bërë rekurs në emër të të paditurit (USSH) — i paraqitur si përfaqësues me prokurë të lëshuar nga vetë paditësi Almiro Gurakuqi, i vetëshpallur President i USSH-së! Këtë inskenim Antoneta Njehrrena e di mjaft mirë, pasi vetë ajo ka qenë e paditur në atë proces nga Gurakuqi. Përfundimi? Një tekst identik “copy-paste” ku të dyja palët kërkojnë prishjen e vendimit të Apelit që i dha të drejtë USSH-së!
​1. AMP VËRTETON VULËN JOLIGJORE: NEGLIZHENCA DHE BASHKËFAJËSIA E NJEHRRENËS
​Shkresa zyrtare e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), datë 03.04.2026 (nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Eduart Merkaj), vërteton shkeljet e rënda në prodhimin e vulës paralele:
​Mungesa e tagrit ligjor: AMP konstaton se Gurakuqi ka aplikuar për vulë pa pasur tagrin ligjor, pasi sipas Nenit 21 të Statutit të USSH-së, vetëm Presidenti i Këshillit Kombëtar e ka këtë të drejtë.
​Shkelja e VKM Nr. 390: Procedura e ndjekur nga Policia e Shtetit për prodhimin e vulës së re nuk ka qenë në përputhje me VKM Nr. 390, datë 06.08.1993 dhe Udhërin Nr. 1027 të DPPSh-së.
​Baza e rreme dokumentare: Aplikimi u bazua në një denoncim në Komisariatin Nr. 4 Tiranë që nuk figuron i regjistruar në asnjë evidencë zyrtare, si dhe në një vendim gjykate (Nr. 492, datë 22.02.2025) që nuk lidhej fare me administrimin e vulës.
​Elementët e veprës penale: AMP thekson se përdorimi i kësaj vule përmban elementë të veprës penale “Përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore” (Neni 246 i Kodit Penal).
​Krimi administrativ i Njehrrenës: Megjithëse ishte në dijeni të plotë dhe pranonte shkresa me dy vula të ndryshme të të njëjtit ent publik, ajo kurrë nuk e denoncoi këtë paligjshmëri, duke u kthyer nga zgjidhje e problemit në vetë problemin!
​2. DOKUMENTI TREGON CAKTIMIN ZYRTAR PRANË ZAPTUESIT
​Shkresa zyrtare e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (Nr. 1845/1 Prot., datë 13.06.2025) konfirmon lidhjen e saj direkte me strukturën fiktive:
​Shkresa zyrtare: MSH, në përgjigje të kërkesës Nr. 108 Prot., datë 23.04.2025 të paraqitur nga Almiro Gurakuqi, ka caktuar zyrtarisht Znj. Antoneta Njehrrena si përfaqësuese të Ministrisë në Këshillin Kombëtar të USSH-së.
​Legalizimi fiktiv: Kjo shkresë u përdor për t’i dhënë legitmitet institucional mbledhjeve të Gurakuqit, ndërkohë që ankesat e lidershipit të ligjshëm bllokoheshin në sirtarët e MSH-së.
​3. SKANDALI I BIZNESIT FAMILJAR DHE KONFLIKTI STRUCTUROR I INTERESIT
​Pushteti mbi njëdekadësh i Njehrrenës shoqërohet me hije të rënda të miksimit të detyrës publike me biznesin privat:
​Subjekti familjar: Bashkëshorti i saj, Ardian Njehrrena, administron kompaninë Omega Optical sh.p.k., aktive në tregun mjekësor dhe optik.
​Konflikti i interesit: Si Drejtore Juridike, ajo kontrollon interpretimet ligjore, licencimet dhe prokurimet publike në shëndetësi, ndërsa subjekti i familjes lidh kontrata dhe furnizon spitale e klinika private.
​Shkelja e Ligjit Nr. 9367/2005: Legjislacioni për konfliktin e interesit ndalon rreptësisht çdo ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në favor të të lidhurve familjarë.
​4. THIRRJE URGJENTE PËR PLATFORMËN “PASQYRA”, SPAK DHE ILDKPKI
​Stomatologët e Shqipërisë presin që platforma “PASQYRA” të mos mbetet thjesht një retorikë, por të fillojë spastrimin e administratës pikërisht nga ky rast skandaloz.
​Testi i parë për “PASQYRËN”: Të pasqyrohet publikisht neglizhenca e MSH-së ndaj gjetjeve të AMP-së për vulën e jashtligjshme dhe dezinformimi i bërë në Komisionin Parlamentar.
​Hetimi nga SPAK dhe ILDKPKI: Të hetohet shpërdorimi i detyrës, rekursi “copy-paste” në Gjykatën e Lartë dhe dobia ekonomike e Omega Optical sh.p.k. nga pozicioni shtetëror i Njehrrenës.
​Pezullimi i menjëhershëm: Antoneta Njehrrena duhet të pezullohet nga detyra për të ndalur cenimin e mëtejshëm të imazhit të administratës publike.
​A do ta ketë seriozisht qeveria me platformën “PASQYRA”? Rasti i Antoneta Njehrrenës është sprova e parë e madhe!

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related