Zelensky paralajmëron për rrezikun e një lufte botërore nëse konflikti në Lindjen e Mesme nuk ndalet

Data

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar lidhur me përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar për rrezikun e një përplasjeje shumë më të gjerë ndërkombëtare.

Në një deklaratë për mediat, Zelensky theksoi se nëse lufta në rajon nuk ndalet shpejt, ajo mund të zgjasë për një periudhë të gjatë dhe të shndërrohet në një konflikt me përmasa globale.

“Nëse dikush nuk e ndalon shpejt luftën në Lindjen e Mesme, ajo mund të zgjasë për një kohë shumë të gjatë dhe të shndërrohet në një luftë botërore”, u shpreh presidenti ukrainas.

Ai shtoi gjithashtu se situata aktuale është shumë e rrezikshme dhe se bota ndodhet shumë pranë një përshkallëzimi që mund të çojë drejt një lufte të re botërore.

Deklarata e Zelenskyt vjen në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas përplasjeve ushtarake mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related