“Shqipëria e para në Europë për korrupsionin dhe e fundit për mirëqenien” Basha: Çyrbe-Kryeministri bllokon vettingun..

Data

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, shprehet se Çyrbe-Kryeministri nuk mund të vazhdojë t’u hedhë më hi syve shqiptarëve me histori derrash dhe as të njollosë më tej socialistët e ndershëm, duke veshur me bluzën e PS-së çdo lloj trafikanti dhe krimineli për ti përdorur për pushtetin e tij.

Në një postim në facebook, Basha shkruan se aleanca mes krimit dhe politikës, e faktuar nga dosjet e shumta të SPAK-ut, është arsyeja pse Rama mban peng projektligjin për vetting-un në politikë.

Ai më tej bën thirrje për mbështetje më 11 maj ndaj projektit të Demkratëve Euroatlantikë për pastrimin e politikës. Sipas Bashës, lufta kundër korrupsionit është kyçe për rritjen e pagave, përmirësimin e shërbimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related