Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka shprehet se PD pritet të dorëzojë listën e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, për të cilën thotë se ajo do të jetë në bazë të koalicionit të nënshkruar nga 26 parti.
I ftuar në edicionin e pasdites përmes një lidhje me skype për një studio televizive, Paloka tha se lista e kandidatëve të kolaicionit ku PD është drejtuese nuk e sfumon procesin e Primareve që është zhvilluar brenda PD më 1 mars, ashtu siç po përpiqen ta paraqesin në debat publik një proces të tillë.
Sipas Palokës, në vend që të merren me një parti si PS që nuk bën zgjedhje të brendshme, dhe që dërgon në KQZ lista kandidatësh që gjysma e tyre janë në burg për krime ordinere e pjesa tjetër për vjedhje e korrupsion.
Për Palokën, edhe vota e diasporës pritet të bëjë ndryshimin në mënyrën e shpërndarjes së mandateve pas zgjedhjeve të 11 majit, pasi ajo mund të jetë vendimtare në këto zgjedhje, ndërsa shton se Ramës dhe KQZ, shifra prej 240 mijë të regjistruar u ka dalë jashtë parashikimeve.
