Zbardhet drafti i Amnistisë Penale: 380 të dënuar lirohen menjëherë, 1.300 përfitojnë ulje dënimi

Data

Është bërë publik drafti paraprak i Amnistisë Penale, i cili parashikon lirimin e menjëhershëm të rreth 380 personave të dënuar, ndërsa afro 1.300 të tjerë pritet të përfitojnë ulje të masës së dënimit.

Sipas dokumentit, amnistia synon të lehtësojë situatën në sistemin penitenciar dhe përfshin disa kategori të veçanta të dënuarish, bazuar në kohëzgjatjen e dënimit, gjininë dhe moshën.

Kategoritë që përfitojnë nga amnistia:

•Burra të dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 3 vite burg.

•Burra të dënuar mbi 3 vite, por që kanë deri në 3 vite dënim të mbetur pa vuajtur.

•Gra të dënuara me vendim gjyqësor të formës së prerë, me dënim deri në 4 vite burg.

•Gra të dënuara mbi 4 vite, por që kanë deri në 4 vite dënim të mbetur pa vuajtur.

•Gra të dënuara që, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë mbushur moshën 50 vjeç.

•Burra të dënuar që, në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit, kanë mbushur moshën 60 vjeç.

Sipas parashikimeve, efektet e kësaj amnistie pritet të nisin në fund të muajit janar ose në fillim të shkurtit 2026, pas përfundimit të diskutimeve parlamentare dhe miratimit përfundimtar të ligjit.

Drafti ende mund të pësojë ndryshime, ndërsa pritet të ngjallë debat politik dhe publik për shkak të ndikimit të tij në sistemin e drejtësisë dhe sigurinë publike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related