Mjekësia në zi / Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur Eduart Shqalsi

Data

Një lajm i trishtë ka ardhur në ditën e parë të vitit 2026 nga bota e mjekësisë shqiptare. Mjeku i njohur Eduart Shqalsi është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga nëna e tij, Maria Shqalsi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton se 59-vjeçari ka ndërruar jetë në Angli. Humbja e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe pacientët që e kanë njohur dhe vlerësuar për përkushtimin e tij profesional dhe njerëzor.

Sipas njoftimit të familjes, ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Milot, ndërsa data dhe ora do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Familja ka njoftuar gjithashtu se pritjet për ngushëllime do të nisin nga data 1 janar 2026, në banesën e tyre në Tiranë.

Njoftimi i familjes:

“Me hidhërim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur, në Angli, të djalit tonë të shtrenjtë,

Dr. Eduart Fran Shqalsi, lindur më 07 korrik 1966.

Ceremonia e varrimit do të zhvillohet në Milot, data dhe ora do të njoftohen në ditët në vijim.

Presim vizita duke filluar nga data 01/01/2026.

Me nderim,

Familja e Fran Shqalsit.”

Ndarja nga jeta e mjekut Eduart Shqalsi lë një boshllëk të madh në komunitetin mjekësor dhe tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të afërmve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related