Një ngjarje e rëndë ka tronditur një spital komunitar në Mbretërinë e Bashkuar, ku një 20-vjeçar ka sulmuar pesë persona me një levë hekuri, pasi nuk është lejuar të futet në ambientet e spitalit për një takim.
Sipas raportimeve, incidenti ndodhi në Spitalin Komunitar Newton, pak pas mesditës së sotme. I riu ishte paraqitur në spital duke kërkuar një takim, por pasi kërkesa e tij u refuzua dhe stafi i kërkoi të largohej, situata degradoi shpejt.
Fillimisht, 20-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar dëme materiale duke goditur një banak brenda spitalit, ndërsa më pas ka sulmuar disa persona të pranishëm në ambientet e brendshme me një levë hekuri. Paniku u përhap menjëherë mes stafit dhe pacientëve, ndërsa u njoftuan policia dhe shërbimet e emergjencës.
Forcat e rendit mbërritën në vendngjarje dhe arritën ta neutralizojnë dhe arrestojnë autorin në një kohë të shkurtër. Sipas policisë, i riu, me origjinë nga Afganistani, u arrestua nën dyshimin për pesë akuza për plagosje, përleshje dhe dëme penale.
Pesë personat e sulmuar kanë marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë në ambientet spitalore dhe ka rikthyer debatin për masat e mbrojtjes së stafit shëndetësor dhe pacientëve.