Xhaxhai i Aleks Nikës: Ja informacionet që di kryebashkiaku i Edi Ramës, pjesë e grupit të zjarrit që vrau…

Data

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një prej katër viktimave të “21 Janarit”, ka qenë forca udhëheqëse dhe ngulmuese se drejtësi për këtë ngjarje, mund të japë vetëm SPAK. Në një intervistë për gazetën , ai ka komentuar thirrjen në Prokurorinë e Posaçme pak ditë më parë të Agron Malaj, i cili sot është kryebashkiak i PS në Burrel.

Sipas Z.Nika, ai është në dijeni të gjitha bisedave dhe urdhrave që ka dhënë komanda e Gardës. Nga ana tjetër, dosjen e këtij krimi të tmerrshëm në oborrin e qeverisë Berisha, ai e konsideron të plotësuar me prova. Sipas tij, kaseta është mbretëresha e provave që janë dhënë për 21 Janarin pasi janë dhënë informacione të cilat janë të regjistruara të gjitha bisedimet

-Zoti Nika, gardisti i 21 Janarit, Agron Malaj, sot është kryebashkiak i PS në Burrel dhe pak ditë më parë u thirr në SPAK. Nuk dihet ende nëse është për vrasjet në bulevard. Por sipas mendimit tuaj, çfarë të dhënash dhe provash mund të japë ai për Prokurorinë e Posaçme?

Agron Malaj ka qenë komandant i njësisë në ditën e demonstratës së “21 Janarit”, në varësi të komandantit të Gardës së Republikës së Shqipërisë, ka patur nën vartës edhe disa oficerë. Njëkohësisht ka patur radiomarrëset, ku janë regjistruar të gjitha bisedimet të cilat janë në kasetë, të cilën e kemi dorëzuar në SPAK. Mendoj se ai është në dijeni të gjitha bisedave dhe urdhrave që ka dhënë komanda e Gardës.

Në bisedimet që janë dëgjuar në radiomarrëse, flitet për të gjithë bisedat e komunikimet që janë bërë, urdhrat që janë dhënë, lëvizjen e forcave të Gardës. Në kasetën që gazetari Artan Hoxha ka dorëzuar në SPAK, flitet hapur për urdhrin e vrasjeve të “21 Janarit”, ku në kasetën dëgjohet të thuhet nga komanda e Gardës: Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në njësh”, e pas shtatë sekondash janë dëgjuar breshëri armësh dhe vranë katër persona dhe u plagosën mbi 12 persona.

Ne mendojmë se Berisha është përgjegjës pasi fill pas ngjarjes ai deklaroi se vrasjet janë bërë nga opozita, PS e asaj kohe dhe me armë që nuk i ka Policia e Shtetit. Që në këtë moment nisi manipulimi i zotit Berisha dhe qeverisë së tij. Dosjen e këtij krimi të tmerrshëm të këtyre vrasjeve shtetërore të katër personave në oborrin e qeverisë Berisha, e konsideroj të plotësuar me prova. Kanë ardhur regjistrimet të cilat janë dorëzuar, gjithashtu edhe pamjet filmike.

Strasburgu dhe Gjykata e Lartë e kanë konsideruar këtë ngjarje si krim shtetëror pasi urdhrat e ekzekutimit janë dhënë nga kryeministri dhe ministra. Ngjarja ka elemente të një organizate kriminale e si e tillë drejtësia nuk duhet të kërkojë prova të autorizuara. Provat indirekte janë prova të cilat marrin një vlerë të veçantë në këtë periudhë që janë baras me provat objektive. Kaseta është mbretëresha e provave që janë dhënë për 21 Janarin pasi janë dhënë informacione të cilat janë të regjistruara të gjitha bisedimet.

-A duhet të thirret Sali Berisha si përgjegjësi kryesor i “21 janarit”?

Ne kemi bërë padinë ku kemi akuzuar zotin Berisha si organizator të vrasjeve, ish-ministrin e Brendshëm, komandantin e Gardës së Republikës, si vrasës. Ato kanë punuar tamam si organizatë kriminale, ku kanë vrarë e kanë prerë dhe më pas kanë fshirë provat. Pse i fshinë provat e po të ishin të pafajshëm, nuk do i prishnin provat. Ato nuk kanë lënë Prokurori e çdo institucion të drejtësisë, për të fshehur provat e për të bërë pengesë në mos zbardhjen e provave.

Ne vazhdojmë të mendojmë se përse Garda e Republikës hapi zjarr në momentin kur demonstrata ishte drejtë shuarjes? Komandanti i Gardës në këtë moment iu thotë të tjerëve që “bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në njësh” dhe pas shtatë sekondash, janë dëgjuar breshërish armësh e janë vrarët qytetarët.

 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related