Dhuna që ndodhi në protestën e 7 tetorit “terrorizëm”, ja çfarë kërkon realisht Sali Berisha, Fatos Klosi zbardh…

Data

Protesta e 7 tetorit, të shoqëruara me dhunë të rëndë, shpalli një moment kritik për politikën shqiptare, duke i dhënë një emër të ri kësaj situate: “terrorizëm”. Sali Berisha, lideri historik i Partisë Demokratike, duket se ka shpërfillur çdo normë demokratike për të realizuar ambiciet e tij personale, duke e shndërruar partinë në një vegël të forcave të dhunshme. Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, në një intervistë për “Dritare TV”, zbardh kulisat e kësaj proteste dhe iluzionin që po i bëhet demokratëve, duke treguar se pas çdo veprimi që shfaqet si një protestë për liri, fshihet një strategji e manipulimit dhe mashtrimit

Për më tepër, një krahasim mes situatës së Ervin Salianjit dhe Fatos Nanos na bën të reflektojmë mbi realitetin e politikës shqiptare, ku ndëshkimi dhe privilegjet duken të ndara në baza të caktuara. Ndërsa Salianji përballet me pasojat e veprimeve të tij, Nano, një figurë e njohur e politikës, duket se ka gjetur një rrugë më të lehtë për t’u shndërruar në një lider të pranueshëm. Ky kontrast thekson se si politikanët në Shqipëri shpesh veprojnë jashtë logjikës dhe moralit, duke shfrytëzuar situatat për interesat e tyre personale. Çfarë do të ndodhë më tej me PD-në dhe politikën shqiptare në përgjithësi? Kjo mbetet një pyetje e hapur, e cila kërkon një përgjigje të sinqertë dhe të thellë.

-Zoti Klosi, keni një mendim për protestën që zhvilloi Partia Demokratike?

Nuk ishte ajo për të cilën foli PD-ja. E dija pasi nuk është hera e parë ajo që ndodh me PD e cila në të gjitha protestat e fundit ka qenë shumë e qartë që dëshira e tyre ishte shumë e madhe por mundësitë nuk janë. Se kuptoj se përse vazhdojnë akoma më këtë ritëm ku mburren se nesër do të fillojë dita e parë e  kësaj dhe asaj se duan të  mos i lënë t’ju ikin militantët. Elektorati gri nuk i beson më. Tashmë kanë kuptuar se militantët nuk mbahen dot me lugë të zbrazët për shumë kohë pasi ka kaluar vërtetë shumë kohë ku Rama është për 12 vite në pushtet.

Militantët nëse i rinë pranë partisë i rinë se kanë interesat e tyre. Nuk janë politikanë shumica e njerëzve që iu qëndrojnë nga pas por iu rijnë me shpresën se do të përfitojnë ndonjë vend pune apo ato që janë në punë të arrijnë një tjetër me një pozicion pune më të lartë. Si të gjitha protestat e tjera dhe te kjo e fundit treguan se dëshirat i kanë shumë të mëdha por ato i dinë shumë qartë se sa persona do iu vijnë e sa nuk do iu vijnë në protestë pasi ato merren prej dy javësh me organizim. Këtë radhë qe një dështim i plotë.

-Kam frikë se edhe ata vetë u befasuan, në momentin e parë kur dolën me 1 orë vonesë në bulevard për të protestuar dhe ikën gjysëm ore përpara dhe u mblodhën të gjithë në fund pasi nuk dinin se çfarë të bënin…

Ata kanë punuar shumë që ta realizojnë atë protestë e praktikisht e dinin se sa njerëz do iu vinin. Sakaq ishin dhe të papërgatitur se sikur shumë njerëz të vijnë dhe nuk e kanë hallin aty pasi ato më shumë e kanë hallin si të demonstrojnë që t’ju vijnë ca njerëz nga mbrapa, jo se po bëjnë protestë se veç protestë që nuk bënë. Nëse djeg ca kazan plehrash apo bën ca zullume që janë fare të paarsyeshme, të hedhës molotov për të djegur.

Kjo nuk ka të bëj fare me politikën. Mbase kjo ka të bëj me grupet terroriste, por dhe pse e dinë që nuk do të fitojnë gjë, duan që të duken e të evidentohen. PD është evidentuar prej se nuk po bën asgjë, e nuk po tregon se po ofron më shumë se çfarë ka bërë në ato 12-të vite që ka qenë asokohe në pushtet. Nuk ka bërë asnjë ndryshim a analizë se çfarë duhet të bëjmë për diçka ndryshe, çfarë t’i premtojë popullit, duhet t’i premtojë me llogari, jo të mburret kot. Nuk e kanë bërë, ato po merren vetëm duke e kritikuar qeverinë e duke sharë e anatemuar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related